Republika e Kosoves

Rahovec

Nisin punimet për ndërtimin e parkut në fshatin Ratkoc

2020/07/27 - 12:56

Në kuadër të projektit për krijimin e hapësirave të gjelbëruara, në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për ndërtimin e parkut që financohet nga buxheti i komunës. Punimet që kanë nisur në projektin për ndërtimin e parkut në fshatin Ratkoc, nga afër i ka parë z. Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit bashkë me Nënkryetarin e komunës, z. Fatmir Iska dhe qytetarë të këtij fshati.

“ Parku i ri po ndërtohet  në  vendin ku ishte shkolla e mesme. Hapësirat e gjelbra nuk janë kurrë të mjaftueshme, por synimi ynë është që fshatrat e Rahovecit gradualisht të kompletohen me parqe ku banorët mund të dalin për argëtim e rekreacion”, ka thënë ndër të tjera drejtori Zhuniqi.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun