NJOFTIM
2023/11/15 - 9:55
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nisur përgatitjet për të realizuar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe në kuadër të përgatitjeve kanë filluar me fushatën për informimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar. Pjesë e rëndësishme e fushatës për informimin e qytetarëve janë edhe ngjarjet dhe aktivitetet e parapara në terren, komuna e vendbanime, ku planifikohet të organizohet takim me qytetarë në Kuvendin Komunal.
● Rëndësia e Regjistrimit të Popullsisë për opinionin publik
● Komunikimi (Fushata e Informimit dhe Sensibilizimit)
● Metodologjia e Regjistrimit
● GIS (Sistemi Informues Gjeografik)
Pjesëmarrësit në panel: Bajrush Qevani (ASK), Valdete Navakazi (ASK), Idriz Shala (ASK)
Data: 22 nentor (e merkure)
Koha: 13:30