Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim nga drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural  dhe IADK për organizimin e sesionit informues  “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë”

2019/01/30 - 4:05

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit në bashkëpunim me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) njofton të gjithë të interesuarit se është duke u zbatuar  projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë” .

Qëllimi i projektit është rritja e mundësisë për angazhimin e të rinjëve në tregun e punës përmes ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.  Duke ngritur njohuritë profesionale në aspektin teorik e sidomos në atë praktik, të rinjët do të kenë mundësi më të mëdha për t’u inkuadruar në tregun e punës apo për të shfrytëzuar dijen e tyre për vet-punsim në fermën e tyre.

Gjatë vitit 2019 Organizata  joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) do të zbatohen aktivitetet e projektit në komunën e  Rahovec.

Në fokus të projektit do të jenë:

Grupi i parë do të trajnohet për praktikat më të mira për prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, ndërsa grupit të dytë  do t’i mundësohet kryerja e praktikës profesionale në periudhë prej tre muajve.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen të rinjët dhe studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore që të marrin pjesë në sesionet informues që do të mbahen në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal me 07 Shkurt 2019 në orën 11:00.

“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

H.Krasniqi

Zyra për Informim