Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim nga Ministria e Ekonomisë për subvencionimin e pajisjeve eficiente të energjisë për qytetaret e Kosovës

2022/11/18 - 9:25

Sot do të hapet thirrja e dytë e Ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e pajisjeve eficiente të energjisë për qytetaret e Kosovës.

Kjo thirrje parasheh mbështetje financiare për qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale (kategoria I & II), në veçanti për pajisjet: Stufa individuale me biomasë, si dhe Pompë termike ajër-ajër inverter (kondicioner/ klimë efiçiente).

Qëllimi ynë është që të ndihmojmë një numër sa më të lartë të qytetareve që janë në mbështetje të skemës sociale që të përfitojnë nga subvencionimi direkt i Qeverisë dhe jemi në kontakt e bashkëpunim të vazhdueshëm me Departamentin për Politika Sociale dhe i Familjes, ne kuadër të Ministrisë se Financave, Punës dhe Transfereve.

Prandaj, me qellim të maksimizimit të aplikimeve sipas përfituesve të skemës sociale, ju lusim që të caktoni nga një person përgjegjës në qendrat tuaja për mireqenje sociale të cilët do t’i asistojnë qytetaret që të aplikojnë në thirrjen për subvencionim.

Kjo thirrje do të jetë e hapur për aplikim në platformën eKosova dhe nga Ministria e Ekonomisë do të ju përcjellim video-udhëzuesit për aplikim sapo të hapet thirrja.