Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM PER ORGANIZIMIN E DISKUTIT PUBLIK PËR DRAFT RREGULLORES PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE BASHKPUNIMIN E KOMUNËS ME FSHATRAT, VENDBANIMET DHE LAGJET URBANE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

2021/01/05 - 3:39

Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës Nr. 03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), nenit 17, 18 19, 20, 21, 22 dhe nenit 92 paragrafi 1të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.207 si dhe vendimit të miratuar nga Kuvendi 01 Nr. 133/20 të dt. 30.11.2020, Zyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal në bashkëpunim me Zyrën për Informim lëshon këtë:

 

NJOFTIM PUBLIK

LIDHUR ME DISKUTIMIN PUBLIK PËR DRAFT RREGULLORES PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN DHE BASHKPUNIMIN E KOMUNËS ME FSHATRAT, VENDBANIMET DHE LAGJET URBANE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

Draft Rregullorja për Organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Rahovecit do të  jetë në shqyrtim  publik deri me datë: 05.02.2021.

Duke u bazuar në gjendjen e krijuar nga virusi pandemik COVID-19 dhe  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës: 22.12.2020 me Nr 01/51, konkretisht të pikave 25 dhe 26, diskutimi publik me qytetarët dhe palët e interesuara nuk do të mbahet, por të gjitha vërejtjet, sugjerimet apo komentet mund të dërgohen në formë elektronike në këto E-maila: Skender.Hamza@rks-gov.net, Haziz.Krasniqi@rks-gov.net dhe sarandasallteku@rks-gov.net deri me datë: 04.02.2021.

Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij koncept plani, Komuna e Rahovecit, konkretisht Zyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal në bashkëpunim me Zyrën për Informim, ka publikuar këtë propozim dokument në web faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit : https://kk.rks-gov.net/rahovec/ në rubrikën “Konsultime Publike”: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/konsultime-publike-al/dokumente-ne-konsultim-publik/ .

 

I mirëpresim komentet tuaj!