Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim për fermerët e Komunës së Rahovecit për hapjen e periudhës së aplikimit nga MBPZHR për grante në bujqësi

2018/03/19 - 4:16

 

Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton të gjithë fermerët e Komunës së nga sot datë 19 Mars 2018, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, për grante investive. Ministria e Bujqësisë fton të gjithë fermerët dhe ekonomitë bujqësore që të aplikojnë në fondin 19 milionë eurove për mbështetje në disa nën-sektorë.

Thirrjet për aplikim janë hapur për masën 101, përmes së cilës përkrahen investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore në disa sektor të bujqësisë, për masën 103 investime në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, për masën 302 diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, ujitja e tokave, për masën 303 “Përgatitja dhe zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal- Qasja LEADER”- për grupet lokale të veprimit (GLV) të përzgjedhura.

Thirrja për aplikim është hapur sot me datë 19.03.2018 dhe do të jetë e hapur deri me 30.04.2018, të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin  e nevojshëm mund ti gjeni në uebfaqen e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë www.azhb-ks.net.

Fermerët e Komunës së Rahovecit, formularët për aplikim dhe dokumentet e bashkangjitura të nevojshme duhet ti dorëzojnë në Zyrat Regjionale të AZHB-së në Prizren.

Aplikacionet dhe dokumentet e paplotësuara do të refuzohen, përgjegjësia e plotësimit të dokumenteve është e aplikuesit.

 

Zyra për Informim