Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim për Konsultim Publik Online

2020/06/26 - 4:01

Komuna e Rahovecit me qëllim të ngritjes së transparencës dhe me qëllim që mbajë të informuar qytetarët e komunës së Rahovecit për gjendjen aktuale, organizon:

 

                                KONSULTIM PUBLIK-ONLINE

Me kryetarë dhe anëtarë të këshillit të lagjeve/fshatrave të komunës së Rahovecit

 

Me këto tema:

R E N D   D I T E

 

  1. Gjendja dhe ndikimi që pati virusi Covid-19 në komunën e Rahovecit
  2. Ecuria e realizimit të investimeve kapitale në komunën e Rahovecit
  3. Raporti gjashtëmujor i punës për vitin 2020

 

 

Për të pasur qasje në këtë platformë, pjesëmarrësit duhet ta kenë aplikacionin ZOOM në pajisjet e tyre. Për instalimin e ZOOM, ju lutem ndiqni hapat në vijim varësisht nga pajisja që do të përdorni:

Konsultimi publik organizohet nga Kryetari i  Komunës, z. Smajl Latifi, të mërkurën, më: 08.07.2020, në orën: 10:00.

 

Jeni të mirëpritur!