Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim për organizimin e dëgjimeve publike me biznese, rini ,grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjitha OJQ-të për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019

2018/08/17 - 11:16

Bazuar në kalendarin e përgatitur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Afrim Dina i cili është i publikuar në uebfaqen zyrtare të Komunës në vegëlzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2018/07/Kalendari.pdf, për organizimin e dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të vitit 2019, me datë 20 Gusht dëgjimet publike do të mbahen me bizneset e komunës, me rini,  me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjitha OJQ-të.

Dëgjimi publik me bizneset e komunës, mbahet me datë 20 Gusht, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit në ora 14:00.

Dëgjimi publik  me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjitha OJQ-të mbahet me datë 20 Gusht, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit në ora 16:00.

Dëgjimi publik me rini mbahet me datë 20 Gusht, në objektin e Qendrës Rinore SHL Kosova në qytetin e Rahovecit në ora 17:30.

Zyra për Informim