Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E DISKUTIMIT PUBLIK PËR KONCEPT PLANIN PËR DEPONINË E MBETURINAVE TË NGURTA

2021/01/05 - 3:43

Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale të Kosovës Nr. 03/L-040,(“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008”), nenit 17, 18 19, 20, 21, 22 dhe nenit 92 paragrafi 1të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 si dhe vendimit të miratuar nga Kuvendi 01 Nr. 129/20 të dt. 30.11.2020, Zyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal në bashkëpunim me Zyrën për Informim lëshon këtë: 

NJOFTIM PUBLIK

LIDHUR ME DISKUTIMIN PUBLIK PËR KONCEPT PLANIN PËR DEPONINË E MBETURINAVE TË NGURTA

Koncept plani për deponinë e mbeturinave të ngurta do të  jetë në shqyrtim  publik deri me datë: 05.02.2021.

Duke u bazuar në gjendjen e krijuar nga virusi pandemik COVID-19 dhe  vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës: 22.12.2020 me Nr 01/51, konkretisht të pikave 25 dhe 26 nuk do të mbahet diskutimi publik, por të gjitha vërejtjet, sugjerimet apo komentet mund të dërgohen në formë elektronike në këto E-maile: Skender.Hamza@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net deri me datë: 04.02.2021.

Me qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij koncept plani, Komuna e Rahovecit, konkretisht Zyra e kryesuesit të Kuvendit Komunal në bashkëpunim me Zyrën për Informim, ka publikuar këtë propozim dokument në web faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit : https://kk.rks-gov.net/rahovec/ në rubrikën “Konsultime Publike”: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/konsultime-publike-al/dokumente-ne-konsultim-publik/ .

 

I mirëpresim komentet tuaj!