Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim për Projektin për Stabilizimin e Komuniteteve III (EU-CSP III)

2019/02/01 - 10:03

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) vazhdon me implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve III (EU-CSP III), projekt i cili financohet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) në partneritet me zyrën e BE-së në Kosovë. Programi EU-CSP III me fonde të MKK-së do të vazhdojë të ofroj asistencë financiare dhe teknike për fillim të bizneseve të vogla apo zgjerim të atyre ekzistuese, sidomos të atyre bizneseve që promovojnë dhe forcojnë reintegrimin e qëndrueshëm të anëtarëve të kthyer të komuniteteve jo-shumicë. Projekti EU-CSP III me fonde të MKK-së poashtu do të përkrah edhe iniciativat e komunitetit prej të cilave komuniteti do të ketë  përfitim më të gjërë duke punuar me pjesëtarët e komunitetit dhe fermerëve individual dhe prodhuesëve për të eksploruar mundësite për aktivitete të përbashkëta përmes krijimit dhe mbështetjes së asociacianeve të biznesit të komuniteteve jo shumicë dhe ato ndrëtnike.

Projekti i MKK-së për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP III), SHPALL THIRRJEN PËR PROJEKT PROPOZIME të ndërmarrësve të ardhshëm dhe ekzistues si dhe të grupeve e asociacioneve PËR PROJEKTE INDIVIDUALE DHE TË KOMUNITETIT.  EU-CSP III do të financojë bizneset që mund të dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe që ofrojnë mundësi punësimi e krijim të të ardhurave.

Për udhëzime dhe fletë-aplikacione aplikantët e interesuar inkurajohen të shkarkojnë (www.kosovo.iom.int) ose të vizitojnë zyrat lokale të EU-CSP III në Prizren, Qendra Rajonale për Punësim, tel: 049 968 483   ku poashtu mund të merrni më shumë informata të hollësishme për procesin e aplikimit dhe zhvillim të biznes planeve, formularë për aplikim si dhe ndihmë se si duhet të bëhet plotësimi i formularëve si dhe informata tjera për procesin dhe udhëzimet e aplikimit.

H.Krasniqi

Zyrtar për Informim