Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim për qytetarë për takim me përfaqësuesin e Institucionit të Avokatit të Popullit

2018/10/16 - 8:23

Njoftohen qytetarët e interesuar se më 17 Tetor  2018 (e Mërkure), në Rahovec mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit mbajnë takime të rregullta me qytetarët në komunat e Kosovës. Avokati i Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut apo keqpërdorim të pushtetit ndaj individëve nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Çdo qytetarë mund t’i parashtrojë ankesë Avokatit të Popullit.

Takimi me qytetarë do të mbahet në objektin e komunës së Rahovecit, në Zyrën për të Drejtat e njeriut në katin e parë nga ora 09:00 deri në orën10:00.

Për informata shtesë:

Zyra Qendrore në Prishtinë : 038 223 782

Zyra Rajonale në Gjakovë:0390/327 698; Mobil: 044/122 497

E-mail: info@ombudspersonkosovo.org

H.K

Zyra për Informim