Republika e Kosoves

Rahovec

NJOFTIM PËR QYTETARË TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

2020/03/21 - 4:09

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se në frymën e përpjekjeve për të parandaluar infeksionin COVID-19, kemi vendosur që Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit ti bashkohen edhe:

KRYETARËT DHE KËSHILLAT E FSHATRAVE DHE LAGJEVE URBANE NË QYTETIN E RAHOVECIT.

Shtabet e formuara në secilin fshat dhe lagje të qytetit të Rahovecit do të udhëhiqen nga kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane dhe janë në koordinim të plotë me Shtabin e Posaçëm Emergjent të Komunës.

Kjo do të mundësojë të jemi bashkë dhe më afër jush për menaxhimin e situatës kundër COVID-19.

Fatin e përballjes e keni në duart e juaja, ju lutem rrini në shtëpi!