Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së pestë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

2020/05/21 - 3:28

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, do të mbahet me 29 Maj 2020 (e Premte ), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

Për këtë mbledhje kryesuesi ka propozuar këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i  Propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë;
  5. Shqyrtimi dhe miratimin i Propozim vendimit të kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme – lokaleve afariste të Komunës në shfrytëzim personave juridik;
  6. Raport i DKA-së për ecurinë e zhvillimit të mësimit online, në distancë.

Rend Dite 29.05.2020

Zyra për Informim