Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së shtatë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

2020/07/21 - 3:20

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, do të mbahet me 29 korrik 2020 (e mërkurë), duke filluar në ora 10:00.  Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

Për këtë mbledhje kryesuesi i kuvendit komunal Afrim Dina, ka propozuar këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit të Punës të Kryetarit të Komunës, për periudhën gjashtë mujore janar-qershor 2020;
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, për periudhën gjashtë mujore janar qershor 2020;
  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme personave fizik dhe juridik në shfrytëzim afatgjatë;
  6. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës publike komunale P-04381-0;
  7. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme personave fizik dhe juridik në shfrytëzim afatshkurtër;
  8. Shqyrtimi i Raport nga DKA-ja rreth përfundimit të vitit mësimor 2019/2020
  9. Shqyrtimi i Informatës nga DSHPS-ja, për periudhën gjashtë mujore janar-qershor -2020;
  10. Shqyrtimi i Informatës mbi implementimin e Planit për Investime në Hapësirat e Hapura Publike në Komunën e Rahovecit;
  11. Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.

Rend Dite – 29. 07. 2020

Zyra për Informim