Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim publik lidhur me mbajtjen e mbledhjes së tretë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

2020/03/25 - 2:22

Njoftim publik nga Komuna e Rahovecit se mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit do të mbahet me 30 Mars 2020 (e Hëne), duke filluar në ora 9:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

Për këtë mbledhje kryesuesi ka propozuar këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit Lokal për Veprim në Mjedis për vitin 2019–2024;
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë 2019–2020;
  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpallje të interesit të përgjithshëm parcela Nr. P–71510068-01713-5 në zonën kadastrale Ratkoc;
  6. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike komunale në fshatin Radostë;
  7. Shqyrtimi i Raportit të menaxhimit të aseteve komunale (inventari) për vitin 2019;
  8. Shqyrtimi i Informatës të listës së pronave komunale dhe menaxhimi i tyre.

Rend Dite – 30.03.2020