Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së dhjetë të Komitetit për Politik dhe Financa

2020/10/12 - 3:10

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e dhjetë e Komiteti për Politik dhe Financa, do të mbahet me 20 tetor 2020 (e martë ), duke filluar në ora 10:00, mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit e cila gjendet në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit.

Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal, Afrim Dina ka propozuar këtë rend dite:

  1. Aprovimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën kohore Janar-Shtator 2020;
  3. Shqyrtimi i Propozim vendimit për transfere dhe rialokim të mjeteve;
  4. Shqyrtimi i Propozim të kryetarit të komunës, për caktimin e lokalcionit për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave inerte, Celinë, Nagavc, Krushë e Madhe;
  5. Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpalljen me interes të përgjithshëm P-71510057-00817-0-Rahovec;
  6. Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për shpalljen me interes të përgjithshëm P-7150037-01015-96, Xërxë;
  7. Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik-Rahovec;
  8. Shqyrtimi i Propozim vendimit të kryetarit të komunës, për lirimin nga qiraja të gjithë shfrytëzuesit e pronës së paluajtshme komunale;
  9. Informatë nga DKA-ja për fillimin e vitit të Ri Shkollor 2020/2021;
  10. Të ndryshme.

Zyra për Informim

Rend Dite KPF – 20.10.2020

DNEVNI RED KPF- 20.10.2020