Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së parë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit

2021/01/21 - 4:58

Mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit për vitin 2021, do të mbahet me 27 janar 2021 me fillim në orën 15.30, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Informatë rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid – 19;
3. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit;
– Analizë e sigurisë në territorin e Komunës së Rahovecit për vitin paraprak;
– Siguria ne Trafik;
– Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për
Sigurinë në shkolla;
– Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në Komunën e
Rahovecit;
4. Të Ndryshme.

 

Zyra për Informim