Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim publik për mbajtjen e mbledhjes së parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Rahovecit

2022/01/14 - 4:30

Njoftohen qytetarët e Komunës së Rahovecit se mbledhja e parë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2022, do të mbahet me 25  janar 2022 (e martë), duke filluar në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal.

Për këtë mbledhje kryesuesi i Kuvendit Komunal Defrim Kafexhiu, ka propozuar këtë rend dite:

  1. Aprovimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara;
  2. Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komiteteve obligative;
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Politik dhe Financa;
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete;
  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB-së);
  6. Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Komunës së Rahovecit për vitin 2021;
  7. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve.

Shënim: Propozim dokumentet e kësaj mbledhje janë të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Rahovecit në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2022/01/Janar-2022.pdf