Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim publik  për mbajtjen e mbledhjes së pestë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit

2020/09/10 - 11:59

Mbledhja e pestë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit për vitin 2020,  do të mbahet me 14 shtator 2020 me fillim në orën 10.00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Informatë rreth menaxhimit të situatës së krijuar nga Covid-19 nga komuna e Rahovecit;
  3. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit;

-Prishja e qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e papërgjegjshëm,

-Mbrojtjes së pyjeve nga dëmtuesit ilegal,

-Vetëdijesimi nga minat dhe mjetet  tjera të a shpërthyera nga lufta,

-Identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja të veçanta,

-Siguria në trafik,

-Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje, rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelëseve të ligjit në komunën e Rahovecit.

  1. Informatë rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021;
  2. Të ndryshme.

Zyra për Informim

Rend Dite KKSB – 14.09.2020

Dnevni Red OOBZ – 14.09.2020