Republika e Kosoves

Rahovec

Njoftim publik  për mbajtjen e mbledhjes së tretë të rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit

2020/05/18 - 10:26

Mbledhja e tretë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në komunën e Rahovecit për vitin 2020,  do të mbahet me 22 Maj 2020 me fillim në orën 10.00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Për këtë mbledhje Kryesuesi njëherit edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka propozuar këtë rend dite:

1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit,

-Shqyrtimi i dukurive negative, me theks të veçantë

-Trajtimi i objekteve jo të sigurta  nё komunën e Rahovecit,

-Monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla dhe zbatimin e planit për siguri në shkolla,

-Rreth veprimeve dhe masave për luftimin e shkelësve të ligjit në  komunën e Rahovecit,

– Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për parandalimin nga zjarri gjatë sezonit veror,

3. Informatë rreth menaxhimit të situatës të krijuar nga Covid-19 nga Komuna e Rahovecit;

4. Identifikimi i çështjeve problematike që ndikojnë në sigurinë publike ndëretnike,

5. Të ndryshme.

 

Zyra për Informim