Republika e Kosoves

Rahovec

Organizata Accessible Quality jep 175 pako  ushqimore dhe  higjienike  për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian  të cilët jetojnë në Komunën e Rahovecit

2020/05/15 - 8:44

Komuna e Rahovecit, ka pranuar  175 pako  ushqimore dhe  higjienike  për pjesëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian nga  Organizata Accessible Quality Healthcare  (AQH) .

Ndihmat si donacion nga organizata AQH , janë pranuar nga Nënkryetari i Komunës Fatmir Iska , Shefi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim ,Lendrit Qeli  si dhe Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Bilbil Oruqi.

Nënkryetari  Komunës Fatmir Iska, i ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e organizatën AQH dhe Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim,  për konstruktivitetin e treguar në vazhdimësi, duke shpresuar  për bashkëpunime të ngjashme edhe në të ardhmen.

Zyra për Informim