2023/03/16 - 12:43
Udhëhequr nga Kryesuesi Defrim Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2023.
Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishte edhe Nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Mbledhja ishte cilësore dhe efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT u ceduan këto pika:
1• Shqyrtimi i propozimvendimit për faljen e borxheve të papaguara për taksat në aktivitete (afariste), nga data 1.1.2000– 31.1.2017;
2• Shqyrtimi i propozimvendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.149/2006, i datës 14.7.2006;
3• Shqyrtimi i propozimvendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510057-05539-0 zona kadastrale Rahovec;
4• Shqyrtimi i propozimvendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike me pronën e Institucionit Qëndror – zona kadastrale Rahovec.
5• Shqyrtimi i propozimvendimit për riparcelizim të parcelave në zonën kadastrale Rahovec;
6• Shqyrtimi i Draft Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në territorin e Komunës së Rahovecit;
7• Informatë mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre;
8• Informatë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonës dimërore;
🟢Propozimi i Nënkryetarit Fatmir Iska si pikë shtesë, ishte ky:
Shqyrtimi i propozimvendimit për themelimin e Ansamblit Komunal të Këngëve dhe Valleve në Rahovec;
Si zakonisht edhe për këtë mbledhje, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbal dhe i njejti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës:
https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-komitetit-per-politike-dhe-financa/