Republika e Kosoves

Rahovec

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në fshatrat  Hoçë e Vogël dhe Nagac

2021/04/02 - 3:33

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi së bashku me zyrtar komunal, përfaqësues nga organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë, familjarë të të rënëve, përkujtuan sot dëshmorët dhe martirët e fshatrave, Hoçë e Vogël dhe Nagac të Komunës së Rahovecit.Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi tha se me 2 prill 1999, Serbia fashiste ka përdoruar taktikat e përdoruara historikisht ndaj shqiptarëve-duke vrarë, masakruar e dëbuar të gjithë pleq e të rinj, gra e fëmijë, e duke mos kursyer asnjë person!

Sot, 10 dëshmorët dhe qytetarët tanë të vrarë nga okupatori serb, i kujtuam me përulje e nderim, për sakrificën e tyre për liri.

Gjithashtu, u përkujtuan edhe dëshmorët e kombit Nesimi Elshani dhe Habib Gashi, si martirët e Nagacit.

Zyra për Marredhënie me Publikun