Republika e Kosoves

Rahovec

Rahovec: Drejtoria e shërbimeve publike njofton për rrugët e bllokuara nga reshjet e shiut

2021/01/08 - 2:09

Drejtoria për Shërbime Publike njofton qytetarët e Komunës së Rahovecit, se pas reshjeve të fundit, disa nga rrugët brenda territorit të komunës, në segmente të caktuara janë bërë të pakalueshme.

Aktualisht debllokimet janë bërë në Rahovec, Pastasel, Polluzhë, Çifllak, dhe Sarosh, duke vazhduar edhe në vendbanime tjera.

Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim për të tejkaluar këtë gjendje të krijuar nga reshjet e dendura të shiut.