Republika e Kosoves

Rahovec

Sot, Komuna e Rahovecit, në bashkëpunim me Asociacionin PAMKOS, me rastin e 5 qershorit “Dita Ndërkombëtare e Mjedisit”, organizoi aksionin pastrimi “Drini rrjedh i lirë pa plastikë”, me pjesëmarrjen e nxënësve të komunës së Rahovecit, komunitetit lokal, shoqërisë civile dhe nivelit qendror

2023/06/06 - 10:22

Aktiviteti i pastrimit do të rrisë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit dhe do të ndërgjegjësojë organizatat lokale dhe autoritetet vendore për rritjen e përpjekjeve për aksione pastrimi dhe veprime të tjera me qëllim rritjen e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin.

Aksioni i pastrimit u zhvillua në kuadër të projektit BIODRINI, i cili realizohet nga Komuna e Rahovecit dhe Asociacioni PAMKOS në Kosovë dhe nga Qarku Kukës dhe URI nga ana e Shqipërisë.