Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

SOT, NË GJITHËN BOTËN SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE

2022/11/25 - 10:41

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 caktoi 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe ftoi qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizojnë aktivitete për ndërgjegjësimin e përgjithshëm rreth këtij problemi.
Në këtë datë fillon fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon më 10 dhjetor, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe si e tillë duhet të parandalohet. Shteti duhet të ngre mekanizma mbrojtës, të mbaj përgjegjësi për t’i mbrojtur viktimat e dhunës, t’u dhuroj një trajtim të dinjitetshëm dhe një jetë të sigurt.
Sot dhe përditë duhet të bëjmë përpjekje t’i themi JO DHUNËS dhe të ofrojmë mbrojtje dhe përkujdesje për ATO që janë viktima të dhunës!
Së bashku t’i themi STOP DHUNËS!