SOT, SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE
2023/11/20 - 2:25
20 nëntori lidhet me vitin 1959, kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve.
Në të njëjtën datë, në vitin 1989, kjo Asamble miratoi Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve është traktati më i pranuar botërisht për të drejtat e njeriut në histori.
“Të drejtat e fëmijëve, nuk janë të drejta të veçanta, por, janë të drejta thelbësore për dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve” – UNICEF