Republika e Kosoves

Rahovec

KOMUNA E RAHOVECIT KA PRANUAR DONACION PREJ 62 PAKO USHQIMORE NGA KOMPANIA’’ SUPER VIVA’’ PËR FAMILJE NË NEVOJË

2020/07/30 - 10:23

Sot komuna e Rahovecit ka pranuar donacion prej 62 pako ushqimore nga  Kompania “Super Viva”, me pronar z. Mustafë Rexhepi, për familjet në nevojë dhe ato në asistencë sociale të komunës së Rahovecit, ku dorëzimin e pakove e ka bërë z.Destan Pista, menaxher i kompanisë, ndërsa shpërndarja e pakove do të bëhet në bashkëpunim me QPS-ën në pragë të festës së Kurban Bajramit.

Nënryetari i Komunës së Rahovecit, z. Fatmir Iska, në emër të tij dhe të Komunës, shpreh falënderim për z. Mustafë Rexhepi për solidaritetin dhe humanizmin karshi komunës sonë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun