Republika e Kosoves

Rahovec

Thirrja për Aplikim për Praktikë në Punë – Projekti ReLOaD2 dhe Komuna e Rahovecit

2022/09/20 - 8:38

Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të datës 15.12. 2021 të lidhur mes Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Komunës e Rahovecit, në kuadër të projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), shpallet thirrja për aplikim për Praktikë në Punë (Internship) për mbështetje për personat e diplomuar të papunësuar, në bashkëpunim me ndërmarrjet nga sektori privat, institucionet publike, departamentet e komunës dhe Organizatat e Shoqërisë Civile

RRETH PROGRAMIT

Programi Praktikë në Punë (Internship) ka për qëllim të ju ofrojë mundësinë punëkërkuesëve të papunësuar të moshës deri në 24 vjeç që kanë diplomuar në dy vitet e fundit në nivelin Bachelor dhe në atë Master të arsimit të lartë, të ndjekin një praktikë 6 (gjashtë) mujore në ndërmarrjet e sektorit privat dhe në institucione publike, me qëllim të përkrahjes së aftësimit praktik në punë apo edhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.

Programi fokusohet në identifikimin e ndërmarrjeve/institucioneve që kanë potencial të ofrojnë mundësi afatgjate të punësimit. Përveç përkrahjes së punëkërkuesve të papunë në gjetjen e mundësive për praktikë, programi Praktikë në Punë lehtëson të gjithë procesin e identifikimit dhe përputhjes së punëkërkuesve me kërkesat e kompanive/institucioneve.

  1. Thirrja per Aplikim ReLOaD Rahovec
  2. Procesverbal i takimit per PP ReLOaD
  3. Formulari i aplikimit per praktikant
  4. Formulari i aplikimit per punedhenes
  5. Internship MOU Rahovec
  6. Kerkese per Kompensim PP
  7. Lista e Vijueshmnerise PP
  8. Certifikate KK Rahovec