Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

U mbajt mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt dhe e fundit e legjislaturës së Kuvendit Komunal për vitet 2017-2021

2021/11/22 - 2:42

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt dhe e fundit e legjislaturës së Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitet 2017-2021. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale dhe Sead Raba, monitorues nga OSBE..

Gjatë kësaj mbledhje është bërë shqyrtimi dhe më pas janë miratuar këto pika: Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë të Kuvendit të Komunës për vitin 2022, Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë të Kryetarit të Komunës për vitin 2022, Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Draft Planit të punë të Kryetarit të Komunës për vitin 2022 dhe Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për miratimin e Draft Planit të punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2022.

Video incizimet e mbledhjeve të kuvendit mund ti gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/ , ndërsa mbledhjen e mbajtur sot mund të gjeni në këtë vegëz: https://www.youtube.com/watch?v=iiAnJ_5DHEI&t=450s .

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/ , mund ti gjeni procesverbalet e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit.