Republika e Kosoves

Rahovec

U mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

2020/07/29 - 2:47

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në mbledhje kanë marrë  pjesë: kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje janë marrë këto Vendime: Vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme personave fizik dhe juridik në shfrytëzim afatgjatë dhe vendimi për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës publike komunale P-04381-0, kurse Propozim vendimi i Kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme personave fizik dhe juridik në shfrytëzim afatshkurtër është shtyrë për mbledhjen tjetër të kuvendit.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe këto raporte: Raporti i Punës të Kryetarit të Komunës, për periudhën gjashtë mujore janar-qershor 2020, Raportit nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, për periudhën gjashtë mujore janar-qershor 2020 dhe Raporti nga DKA-ja rreth përfundimit të vitit mësimor 2019/2020.

Gjatë mbledhjes janë dhënë këto informata: Informatë nga DSHPS-ja, për periudhën gjashtë mujore janar-qershor -2020, Informatë mbi implementimin e Planit për Investime në Hapësirat e Hapura Publike në Komunën e Rahovecit dhe Informatë nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.

Mbledhje është transmetuar në kohë reale në vegëzën: https://www.youtube.com/watch?v=dRvEsLFkUx4&feature=emb_title .

Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/ , mund të gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të kuvendit komunal.

Zyra për Informim