Republika e Kosoves

Rahovec

U mbajt mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal, miratohen pika të rëndësishme

2021/03/29 - 1:38

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2021. Në mbledhje kanë marrë  pjesë: kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Gjatë kësaj mbledhje janë miratuar këto Vendime: Vendimi për dalje në debat publik të Draft rregullores komunale për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme komunale; Vendimi për subvencionimin e lindjeve në komunën e Rahovecit me nga 200 euro për lindjet; Vendimi për Planin lokal për Deponinë e Mbeturinave të Ngurta; Vendimi për Planin lokal për Deponinë e Mbeturinave të Vëllimshme;  Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale në Zoqisht dhe Vendimi për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën private për interes publik. Kurse miratimi i Vendimi për miratimin e vendimit paraprak për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim-lokalit afarist personave fizik dhe juridik është shtyer për mbledhje tjtër.

Gjithashtu në këtë mbledhje është aprovuar edhe Draft rregullores komunale për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Rahovecit, përgjatë mbledhjes janë dhënë edhe këto informata: Informatë rreth formimit të komisioneve lidhur me  pasuritë e komunës së Rahovecit; Informatë mbi pronat të cilat gjinden zonën e mbrojtur të Kanionit të Drinit të Bardhë, tek Ura e Fshejt dhe Informatë mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimi i tyre.

Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/  mund ti gjeni video incizimet e mbledhjeve të Kuvendit të cilët transmetohen edhe në kohë reale, kurse në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/  mund ti gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të Kuvendit.

Zyra për Informim