Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

U mbajt takimi i parë i këshillit organizues në Rahovec për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar

2021/11/22 - 3:58

Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi ka caktuar këshillin organizues për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.

Në takimin e sotëm, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin e kësaj ngjarje historike, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.

Aktivitete do të planifikohen në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në lidhje me situatën pandemike të Covid-19.