Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Rahovec

U mbajt takimi i parë i Këshillit Organizues në Rahovec për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar

2020/11/12 - 11:07

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka caktuar Këshillin Organizues për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, me vendim, me Nr.Protokollit 02/1449/2020 më datë: 06.11.2020. Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit, legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ dhe OVL e UÇK-dega në Rahovec, ndërsa do të kryesohet nga nënkryetari Fatmir Iska. Në takimin e sotëm, Këshilli Organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin e kësaj ngjarje historike, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar.

Aktivitete do të planifikohen në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në lidhje me situatën pandemike të Covid-19.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun