Republika e Kosoves

Rahovec

U PËRURUAN 7 PLLAKA PËRKUJTIMORE NË KRUSHË TË MADHE

2022/11/29 - 9:34

Në prag të 28 Nëntorit, në bashkëpunim me OVL të UÇK-së në Rahovec, dje, në Krushë të Madhe u përuruan 7 pllaka përkujtimore në shtëpitë të cilat gjatë luftës 1998 dhe 1999, ishin strehë e UÇK- së.
Së bashku me familjarët e heronjve, me babain e dëshmorit Bekim Gashi – bacën Ismet Gashi, me motrat e heroit Habib Gashi – Hasimen dhe Zejnien, me bashkëshorten e heroit Mensur Zyberaj dhe vajzën e tij Flakën, me djalin e heroit Hysni Duraku – Dritonin dhe vëllezërit e veprimtarit atdhetar, të ndjerit Avdi Duraku si dhe me ish eprorë nga Brigada 124 “Gani Paçarizi” të UÇK-së.
Mirënjohje e thellë dhe vlerësim i lartë për kontributin dhe përkrahjen e drejtpërdrejtë që i kanë dhënë luftës sonë çlirimtare:
* Familja e Musli Veselit;
* Familja e Ymer (Haxhi) Dellovës;
* Familja e Xhevdet Durakut;
* Familja e Mehmet Behrës;
* Familja e Liman Gashit;
* Familja e Avdi Xhafer Durakut dhe
* Familja e Sejfulla Damon Sejfullahut.