Republika e Kosoves

Rahovec

U VU GURËTHEMELI I QENDRËS PËR MAGAZINIMIN DHE RUAJTJEN E PRODHIMEVE BUJQËSORE

2022/11/10 - 12:49

Po përmbushet edhe një premtim publik, ngase sot nisëm realizimin edhe të një projekti shumë të rëndësishëm për bujqit tanë – ndërtimin e Qendrës për Magazinimin dhe Ruajtjen e Prodhimeve Bujqësore (DEPOSË BUJQËSORE), me kushte e standarde bashkëkohore e që do të ketë 7 njësi (7 dhoma ftohëse) ku 3 prej tyre do të jenë edhe për ngrirje të thellë dhe energjia për to do të sigurohet edhe nga panelet diellore. Padyshim se kjo do t’u shërbejë bujqve tanë që t’i ruajnë të freskëta prodhimet e tyre për një periudhë të caktuar.
Projekti do të kushtojë 424,397.00€.
Urime!