Republika e Kosoves

Rahovec

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Hoçë të Vogël-Brestoc

2020/06/23 - 4:03

Drejtori i Drejtorisë për Arsim në komunën e Rahovecit,z. Avni Morina së bashku me nënkryetarin e komunës z. Fatmir Iska dhe drejtorin e shkollës z. Ukë Gashi, kanë vizituar sot objektin e ri në ndërtim të shkollës “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël-Brestoc për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kësaj shkolle. Punimet në ndërtimin e objektit të shkollës së re në Hoçë e Vogël- Brestoc, janë duke u realizuar sipas dinamikës.

Përveç instalimit të fazës së parë të rrymës elektrike dhe të ngrohjes qendrore, aktualisht po punohet në suvatimin (lyerjen) e mureve të brendshme të objektit të shkollës.