Republika e Kosoves

Ranillug

500 PAKO PËR FILLORISTËT NË RANILUGU

2019/01/25 - 4:31

Vetëqeverisja Lokale e Ranillugut, tradicionalisht për vitin e nëntë me radhë  nxënësve të shkollave fillore dhe qytetarët më të rinj në kopshte ju ndanë dhurata me rastin e festës të shkollës Shën Savës.

Aksioni i këtij viti i shpërndarjes së pakove filloi dje në kopshte në të gjithë komunën dhe vazhdoi sot në shkollat ​​fillore.

Drejtuesit e pushtetit ekzekutiv të komunës kryesuar nga Kryetari Vlladica Aritonovic, si dhe përfaqësues të pushtetit legjislativ, ka vizituar sot katër shkolla dhe me këtë rast ia ka dorëzuar rreth 280 pako.

Kryetari komunës së Ranilugut Vladica Aritonovic sot të parën ka vizituar shkollën fillore “Trajko Peric” Rajanovc në mënyrë që, përveç pakove, prezantoi një kompjuter dhe nxënësve të rinj të cilëve ju ka premtuar gjatë vizitës së tij të fundit në këtë shkollë.

“Kjo është tradita e komunës sonë, por këtë vit kemi filluar me nxënësit në Rajanovc. Përparësia është që ne të vizitojmë çdo shkollë dhe të përshëndesim çdo fëmijë, prandaj e organizuam këtë vit në mënyrë që të mund të shkojmë gjithçka. Sot vizituam shkollën amë “Veljko Dugošević” në Ranillug, në ditën që ne festojmë festën e shkollës me rreth 220 pako do të I gëzojmë filloristët e  shkollës fillore “Trajko Peric” në Ropotovë “, tha Aritonovic.

Gjatë vizitës të drejtuesve të shkollave të Ranillugut kishin mundësinë të dëgjojnë dhe të shohin pjesë të programit që nxënësit po përgatiten për ditën e kremtimit të festës së shkollës Shën Savës.