Republika e Kosoves

Ranillug

Aritonović ka dhuruar topa për shkollën e futbollit në Ropotovë të Madhe

2018/03/22 - 3:45

Shkolla e futbollit e themeluar vitin e kaluar në Ropotovë të Madhe, sot, sipas trajnerit Dragan Jaçimoviq, numëron rreth pesëdhjetë anëtarë të rinj.

Lojtarët më të rinj  futbollistë në ardhmen, sot gjat ushtrimeve i vizitoi kryetari Vladica Aritonovic, së bashku me nënkryetarin Davor Petkoviq dhe Drejtori i Arsimit, Sportit dhe Kulturës Ivan Mitkovic.

Me këtë rast, kryetari i komunës fëmijëve ju dhuroi topa të ri, por ai bisedoi me edhe për nevoja të tjera që do të përmirësojnë cilësinë e trajnimit dhe punën e mëtejshme dhe progresin e tyre.

Në bisedë me kryetarin e komunës, fëmijët shprehën dëshirën e tyre për ndërresa dhe patika sportive të reja. Sipas deklaratës së Aritonoviç, kjo pajisje do të sigurohet në të ardhmen e afërt, por ai theksoi se kjo nuk do të jetë e gjitha. “Ne do të investojmë në fëmijët tanë dhe të rinjtë, ata janë e ardhmja jonë dhe ne do të përpiqemi për t’i pajisur ata me të gjitha kërkesat për një jetë të mirë dhe të sigurt”, shtoi ai.

Le të përmendim gjithashtu se shkolla e futbollit funksionon në një fushë të mbyllur – balon sallë në Ropotovë të Madhe.