Republika e Kosoves

Ranillug

Filloi ndërtimi i sallës sportive në Ranillug

2018/08/29 - 1:27

Në shkollën fillore “Veljko Dugošević” në Ranillug filloi punimet për ndërtimin e një sale të fiskullturës.

Salla e fiskullturës në shkollë, ku aktualisht i ndjekin mësimet 425 nxënës, do të shtrihet mbi 510 metra katrorë. Vlera e punëve të kryera nga kompania “Izmornik” nga Ropotova e Madhe është 125 000 euro dhe mjetet për ndërtim janë siguruar nga komuna.

Sipas organit të mbikëqyrjes komunale, palestër do të përfundojë për rreth tre muaj, dhe përveç ndërtimit dhe rregullimit të të jashtëm, projekti përfshin mobilimin e brendshëm. Brenda sallës do të  bëhen dhomat e zhveshjes, nyjet e ujit dhe ngrohja qendrore.

Duke përfunduar këtë projekt, nxënësit e shkollës fillore “Veljko Dugošević” do të kenë në dispozicion një sallë të shumëpritur për edukim fizik dhe rekreacion.