Republika e Kosoves

Ranillug

Ka filluar faza e dytë e ndërtimit të ndërtesës ndihmëse të kishës në Ranillug

2020/07/27 - 2:28

Si pjesë e mirëmbajtjes së investimeve të ndërtesave fetare në territorin e komunës Ranillug, gjatë vitit të kaluar 2019, u ndërtua një ndërtesë tjetër ndihmëse për nevoja të kishës dhe banorëve të Ranillugut.

Ndërmarrja e ndërtimit “Hidro ing” nga Vitia ka punuar në ndërtimin e objektit prej rreth 160 metra katrorë, dhe objekti u pranua zyrtarisht nga komisioni komunal në mes të tetorit 2019.

Faza e parë e projektit përbëhej nga punime të vrazhda, dmth ndërtimi dhe mbulimi i ndërtesës, si dhe ndërtimi i një mbulese përgjatë gjithë gjatësisë së sallës.

Siç kemi shkruar tashmë, projekti i përmendur përbëhej edhe nga faza e dytë, pra kryerja e punimeve finale (fasada e jashtme, instalimi elektrik dhe hidro, nyja e lagësht, rregullimi i brendshëm dhe pajisjet e ndërtesës).

Gjatë javës së kaluar, ndërmarrja e ndërtimit “El Group” SHPK filloi me punimet e përmendura të fazës së dytë, dhe sipas planit dinamik, përfundimi i punimeve pritet në mes të gushtit të vitit aktual 2020.

Kryetari i komunës Ranilug, Vladica Aritonoviç, theksoi se komuna do të vazhdojë traditën që ka vazhduar me vite, dhe ka të bëjë me investime në ndërtesa fetare. “Ne do të vazhdojmë të përpiqemi, natyrisht në konsultim me klerikët tanë dhe qytetarët, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme dhe që lidhet me kishat tona”. Si më parë, komuna do të ndajë mjete që do të ndahen për ato nevoja, “tha Aritonoviq.