Republika e Kosoves

Ranillug

Ka filluar ndërtimi i murit mbrojtës në Tomancë

2020/07/24 - 12:47

Komuna e Ranillugut, në fillim të kësaj jave, filloi me zbatimin e projektit “Ndërtimi i një muri mbrojtëss në Tomancë”.

Projekti është financuar plotësisht nga mjetet e komunës, dhe propozimi për ndërtimin e murit u dha nga banorët e këtij fshati në debatet publike të zhvilluara gjatë vitit të kaluar.

Struktura mbështetëse është e lartë dy metra dhe e gjatë shtatëdhjetë metra përgjatë rrugës kryesore, dhe është e lidhur me murin mbajtës përgjatë rrugës kryesore në Pancellë, ndërtimi i të cilit u financua nga komuna e Ranillugut disa vjet më parë.

Ndërtuesit e kompanisë Ardhmerija nga Toponica janë duke punuar në pastrimin dhe prerjen shkurreve të rrugës së shënuar që nga mëngjesi, pas së cilës do të ketë përforcim dhe përgatitje për betonimin e murit dhe shtyllat mbështetëse, thekson organi mbikëqyrës komunal.

Sipas organit mbikëqyrës, ky projekt do të zvogëlojë në masë të madhe rrezikun e erozionit të tokës përgjatë së cilës shtrihet rruga kryesore në Tomancë dhe do të parandalojë ndotjen dhe bllokimin e kanalit, i cili gjithashtu shtrihet përgjatë rrugës kryesore.