Republika e Kosoves

Ranillug

KONKURS PËR VENDE TË LIRA TË PUNËS

2021/05/31 - 12:35

1. Titulli i pozicionit: Punonjës teknik për pastrimin e hapësirave publike

2. Orari i plotë: 40 orë në javë

3. Numri i ekzekutorëve: 12 (dymbëdhjetë)

4. Paga mujore neto: 250,00 euro

5. Lloji i kontratës: (Kontratë për Shërbime të posaqme) jo karrieriste

6. Kohëzgjatja e kontratës: 120 ditë (4 muaj)

7. Objektivi i vendit të punës: Sigurimi i shërbimeve efikase të shërbimeve publike (mbledhja dhe ngarkimi i mbeturinave, kositja dhe mirëmbajtja e zonave të gjelbra publike) në komunën e Ranillugut.

8. Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Grumbullon dhe ngarkon mbeturina

– kositje e hapësirave të gjelbërta publike (parqe, fusha sportive, terrene për lojëra për fëmijë)

– Mirëmbajtja e hapësirave të gjelbërta publike

9. Aftësitë e kërkuara (kualifikimi, përvoja si dhe aftësitë e tjera të kërkuara):

– Arsimi i mesëm ose arsimi fillor;

– Aftësia e komunikimit me shkrim dhe të folur;

– Aftësi për të punuar në ekip;

– Aftësia për të vetë-organizuar;

– Aftësi për të punuar në një mjedis multietnik

10. Kandidatët për pozicionin e mësipërm, përveç dokumentacionit të mësipërm, kërkohet të paraqesin:

– Kopjen e letërnjoftimit

– Vërtetim se personi nuk është nën hetim

– Aplikimi i kompletuar

 

Aplikimet merren dhe plotësohen dhe dorëzohen në qendrën e shërbimit në ndërtesën e komunës. Afati i fundit për aplikim është 8 ditë nga dita e publikimit të njoftimit publik në faqen e internetit të komunës dhe bordet e njoftimeve. Vetëm aplikacionet e plota janë në listën e ngushtë dhe aplikimet dorëzohen brenda afatit të caktuar nga konkursi.

 

Periudha e vlefshmërisë së konkursit është nga 31.05.2021 deri më 07.06.2021.