Republika e Kosoves

Ranillug

Mbahet seanca e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

2019/03/04 - 1:04

Seanca e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa u mbajt sot në ambientet e komunës së Ranillugut.

Përveç anëtarëve të Komitetit të kryesuar nga kryesuesi Dejan Jovanoviç, në seancën e rregullt morën pjesë drejtorët e drejtorive.

Rendi i ditës së seancës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt Rregullores për dhënien e subvencioneve.
  3. Të ndryshme.

Rendi I ditës dhe procesverbali i seancës së kaluar u miratuan njëzëri, ndërsa pika e dytë në rendin e ditës u miratua me shumicë votash.