Republika e Kosoves

Ranillug

Ministri Goran Rakiq në Ranillug

2021/05/19 - 3:23

Zëvendës Kryeministri dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim Goran Rakić, me anëtarët e kabinetit të tij këtë paradite, vizitoi komunën e Ranillug, ku u takua me kryetarin e komunës Vladica Aritonoviq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takimin e mbajtur në zyrën e kryetarit të komunës, bashkëbiseduesit diskutuan mbi bashkëpunimin aktual dhe projektet për të cilat janë duke punuar së bashku, si dhe bashkëpunimin në të ardhmen që mund të avansohet. Ndër të tjera, gjatë takimit, Ministri dhe Kryetari i komunës nënshkruan një memorandum për ndërtimin e një objekti me pajisje shoqëruese për nevojat e ndërtimit të një qendre të mjekësisë familjare, si dhe prokurimin e inventarit për të njëjtën. Theksi në bisedë u vu në problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen qytetarët e komunës së Ranillugut, duke marrë parasysh mundësitë që mund t’i zvogëlojnë të njëjtat probleme dhe vështirësi në minimum.

Pas takimit në ndërtesën e komunës, zyrtarët gjithashtu vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ranillug, ndërtimi i së cilës u financua nga Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit. Drejtori i Qendrës për Mjekësinë Familjare, Djordje Andrejevic, mirëpriti delegacionin e udhëhequr nga Ministri Rakic.

Në fjalimin e tij, Ministri Rakić theksoi se përfundimi i pajisjes së kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare pritet në periudhën e ardhshme, por shtoi se falë bashkëpunimit të mirë midis komunës të Ranillugut dhe Ministrisë së Kthimit dhe Komuniteteve, do të pasojnë më shumë investime, në shëndetësi dhe arsim.

Kryetari i Ranillugut, Vladica Aritonoviq, së bashku me Ministrin Rakiq dhe shefen e misionit të IOM në Kosovë, Ana Rostock, zyrtarisht hapën bibliotekën e re në Ranillug.

Gjegjësisht, komuna ndërtoi bibliotekën e përmendur me fondet e veta, dhe projekti EU CSP IV, i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim në bashkëpunim me komunën e Ranillugut, financoi pajisjen e bibliotekës, e cila tani është në dispozicion për të gjithë banorët e komunës së Ranillugut.

Kryetari Aritonoviq falënderoi mysafirët e tij, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë ndërmjet komunës dhe ministrisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, dhe se deri më tani ka qenë në një nivel të lakmueshëm, gjë që reflektohet në një nga projektet më të mëdha në komunën e Ranillugut, e cila është ndërtimi dhe pajisja e ndërtesës së re të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Ranillug, duke theksuar se ai është gjithashtu i lumtur që dy familjet më të rrezikuara nga rreziku social në këtë komunë do të fitojnë shtëpi të reja, për të cilën u ra dakord gjatë takimit të sotëm.