Republika e Kosoves

Ranillug

N J O F T I M

2022/04/27 - 1:50

FTOHEN QYTETARËT E KOMUNËS SË RANILUGUT TË PËRFITOJNË KUSHTET E FAROVSHME DHE LEGALIZIMIN E OBJEKTIT TË TYRE.

 

1. Cila është tarifa që duhet paguar për legalizimin e objekteve të ndërtuara në periudhën 2004-2018 (të identifikuara në ortofoto)?

– Tarifa për legalizimin pa leje të objekteve të kategorisë I, ku përfshihen shtëpitë deri në 450 m2 është 1 €/m2.

– Tarifa për legalizimin e objekteve të kategorisë II pa leje përveç banesave është 2 € / m2.

 

2. Cilat janë ndërtesat që përjashtohen nga pagesa e tarifës së legalizimit?

 

– Ndërtesat me interes publik ose të financuara nga Qeveria

– Ndërtesa të rindërtuara si rezultat i luftës, konfliktit, trazirave sociale ose forcës madhore

– Ndërtesat pa leje në pronësi të përfituesve të skemës së ndihmës sociale;

– Ndërtesa që nuk janë identifikuar në ortofoto deri në vitin 2004

 

PËR TË DORËZUAR KËRKESË PËR LEGALIZIMIN E NJË SHTËPI DUHET TË PARAQITNI DOKUMENTET E MËPOSHTME:

 

1. Formulari i aplikimit;

2. Kopje e planit/certifikatës së pronësisë ose përdorimit të pronës

3. Matja/regjistrimi i objektit ekzistues;

4. Deklarata e pronarit për sigurinë e objektit

 

PËRFITIMET E LEGALIZIMIT

– Pas legalizimit objekti regjistrohet në kadastër

– Pas legalizimit, vlera e tregut të objektit tuaj rritet

– Pas legalizimit mund të zgjidhni lirisht marrëdhëniet pasurore dhe juridike

 

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni Departamentin e Urbanizmit, Kadastrës dhe Gjeodezisë –

Komuna e Ranillugut