Republika e Kosoves

Ranillug

Ndihma për banorët e rrezikuar social të komunës së Ranillugut

2021/05/25 - 3:59

Ndihma për banorët më të rrezikuar iu dha Komunës së Ranillugut nga përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Gjegjësisht, komuna e Ranillug mori mbi 70 pako p;r higjienë dhe 70 pako ushqimore si donacion nga UNMIK në mënyrë që të luftojë pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19.

Misioni i UNMIK-ut ka dhuruar paketa ushqimore dhe higjienike në disa raste në periudhën e mëparshme dhe është përpjekur në çdo mënyrë të ndihmojë qeveritë lokale në luftën kundër pandemisë.

Kryetari i Ranillugut, Vladica Aritonoviq, falënderoi përfaqësuesit e UNMIK-ut për ndihmën e tyre të përzemërt dhe bashkëpunimin konstruktiv, duke shprehur dëshirën për të vazhduar dhe thelluar atë, duke theksuar se ndihma do të shpërndahet në kategoritë sociale në komunën e Ranillugut sa më shpejt të jetë e mundur.