Republika e Kosoves

Ranillug

Rregullimi i përroit drejt lumit Morava

2018/10/22 - 1:44

Zbatimi i projektit “Rregullimi i përroit drejt lumit Morava” ka filluar sot.

Makinat për krasitje dhe gërmimit po punojnë në një masë të madhe në rregullimin e Kanalit të Peshkimit në Korminjan, dhe pas Kormijanit vendi I ndërtimit do të zhvendoset në Odevc dhe Ropotovë. Të gjitha këto përroje, të cilat po derhen në Moravë të Binçës, do të rregullohen në një gjatësi totale prej 370 metrash.

Përroi I peshkatarit në Korminjan, krasitjen e të cilave është aktualisht në proces,e përdorin disa familje përgjatë së njëjtës rrugë si një rrugë. Prandaj, përveç rregullimit të kanalit të kullimit të ujit atmosferik, zgjerimi i tij do të kryhet, me qëllim që të lehtësohet qasja nga vendasit.

Ndër të tjera, rregullimi i këtyre tri përrojeve do të zvogëlojë ndjeshëm dhe do të parandalojë përmbytjet që kanë shkaktuar probleme të mëdha për vendasit në vitet e mëparshme.

Nga organet komunale të mbikqyrjes që mmbikqyrinë punën në terren, njoftohemi se përfundimi i projektit është një plan dinamik i parashikuar për pesëdhjetë ditë pune, dmth. Punët do të përfundojnë deri në mes të dhjetorit.