Republika e Kosoves

Ranillug

Steffen Felbrich ka vizituar komunën e Ranillugut

2018/03/23 - 4:46

Udhëheqësi kryesor për çështje civile të UNMIK-ut Steffen Felbrich, si pjesë e aktiviteteve të tij të rregullta, vizitoi komunën e Ranillugut.

Në takimin me kryetarin e komunës, ai foli për çështjet aktuale që lidhen me komunën, dhe me këtë rast shprehu kënaqësinë e ndërsjellë me bashkëpunimin e ndërsjellë. Në takim, kryetari i komunës përshëndeti z. Felbrich për ndihmën dhe përkushtimin e tij bujar në zhvillimin e të gjitha aspekteve të komunës së Ranillugut. Me këtë rast, bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi i mirë deri më tani vazhdon, këto praktika do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.