Republika e Kosoves

Ranillug

Thirrje publike e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

2020/10/02 - 10:54

Ne ju informojmë se është publikuar një thirrje publike e Ministrisë për Zhvillimin Rajonal të Skemës së Granteve “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2020, Masa 8” për Programin e Zhvillimit Rajonal të Balancuar përmes zhvillimit të ndërmarrjes në pesë rajone të zhvillimit të Kosovës.

Objektivat specifike të kësaj Thirrje për Propozime janë:

  1. Ulja e papunësisë përmes krijimit të vendeve të punës, me theks të veçantë te të rinjtë;
  2. Mbështetja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje;
  3. Mbështetje për bizneset që kontribuojnë në zëvendësimin e importit.

Shuma e përafërt e kësaj thirrjeje është rreth 1 milion €.

Çdo Grant i kërkuar në këtë Thirrje për Propozime duhet të jetë brenda shumave minimale dhe maksimale të:

Loti 1 – Ndërmarrje mikro dhe të vogla

Shuma e grantit: nga 2,000,00 € në 7,000,00 €;

 

Loti 2 – Ndërmarrje mikro dhe të vogla

Shuma e grantit: nga 7,001,00 € në 15,000,00 €;

 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit: 12 TETOR 2020, deri në orën 16:00.

Linku për këtë thirrje mund ta gjeni në: https://mzhr.rks-gov.net/pozivi-i-obavestenja-2020/

Kushdo që dëshiron të aplikojë mund të plotësojë formularin e aplikimit duke përdorur formularin e aplikimit në internet që është në sistemin SMAED në linkun: https://smaed-online.rks-gov.net/.